Ballina / Bimët / Palma / Juka me kokë blu
Juka me kokë blu — Yucca rostrata
Palma · gjithmonë e gjelbër

Yucca rostrata

Juka me kokë blu

Yucca rostrata është një nga bimët më të bukura dhe elegante të gjinisë Yucca, shumë e përdorur për qëllime dekorative falë pamjes së saj arkitekturore dhe qëndrueshmërisë ndaj kushteve ekstreme të thatësisë dhe nxehtësisë. Ajo njihet zakonisht si Palmë me rreze blu ose Yucca me kokë blu (Blue Beaked Yucca) për shkak të formës dhe ngjyrës së saj unike. Rritet zakonisht 2–4 metra lartësi, Gjethet janë të holla, të gjata, shpatullore dhe me skaje pak të mprehta. Perfekte për theks në dizajn kopshtesh moderne ose shkëmbore. Mund të mbillet në tokë ose në vazo të mëdha për përdorim urban/dekorativ.

LartësiaZgjedhur: 100–125 cm
Shkruani në WhatsApp →Çmimi varet nga lartësia dhe sasia
Lartësia
2–4 m
Gjethja
Gjithmonë e gjelbër
Drita
Diell i plotë
Dimri
Rezistente në tokë të thatë
Mbjellja dhe kujdesi

Mbilleni në një vend me dritën e duhur për bimën dhe ujiteni rregullisht gjatë vitit të parë, derisa rrënjët të zënë vend. Kur e merrni, ju tregojmë edhe kujdesin e veçantë që i duhet.

Marrja dhe transporti

Bimët i zgjidhni dhe i merrni në fidanishten tonë në Smrekonicë, Vushtrri. Për porosi më të mëdha na telefononi, që të bisedojmë për transportin.